Policia vihet në kërkim të të dyshuarit për sulm në Prizren

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e një të dyshuari për sulm fizik.

Sipas policisë, i dyshuari është në kërkim për “lëndim të lehtë trupor”, pas përfshirjes në një përplasje fizike.


“Personi i kërkuar është: I dyshuari kërkohet për veprën penale sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prizren: Lëndim i lehtë trupor”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës, siç thuhet në komunikatë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës “që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës”

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192  (pa pagesë)

038-5080-6000, Drejtoria Rajonale – Prizren

038-5080-6125 Stacioni Policor – Prizren

– E-mail adresa: [email protected]

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Lajmet e Fundit