Varroset oficeri i FSK-së Skënder Haliti, që vdiq duke luajtur futboll në Prizren (VIDEO)

Te varri u shoqërua nga ushtarët e Kosovës.

Në varrezat në Koshare iu dha lamtumira e fundit kolonelit të FSK-së, Skënder Haliti.

Ai pësoi sulm në zemër, pas një ndeshjeje futbolli mes fëmijëve dhe prindërve në një stadium të mbyllur në Prizren.

Vajza e Halitit lajmëroi njerëzit te stadiumi, të cilët ofruan ndihmë, njofton Klan Kosova.

Jetën atij u mundua t’ia shpëtojë një prej ndihmëstrajnerëve që është edhe mjek.

Më pas, ai u dërgua për në spitalin e Prizrenit, ku u konstatua vdekja e tij.

Më Shumë

Mbahet konsultimi publik për Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029 në Rahovec

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve...

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Lajmet e Fundit