2.2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Politikani

Poezi nga Xhevdet Bajraj

Si duket
politikani i mirë këtu
është ai që ka bërë kirurgji plastike
të cilit i kanë vënë në fytyrë lëkurë nga bytha
flet pak
por kur flet
nuk thotë asgjë
nuk e bënë asnjë hap përpara
as prapa apo në të majtë a në të djathtë
që të mos lodhet populli që ka lindur veç për ta ndjekur
dhe gjithmonë me kokën lart dhe shikim të vendosur
duke shikuar nga e ardhmja e vendit natyrisht
nxjerr ca bizhuteri nga thesari i fjalorit politik
unë e përfaqësoj qeverinë
gjindem këtu për t’iu ndihmuar
dhe vazhdon me
qytetarë të nderuar
premtimet tona kanë arritur çdo cep të vendit
në çdo shtëpi në çdo arë
ngjashëm si reklamat e coca cola-s
por ne po punojmë ditë e natë që para kësaj kompanie
ta zëmë një vend në OKB
rroftë Filani
rrofshin shokët tanë të rënë
duke e përfunduar leximin e fjalimit të shkruar
(si të ishte një ese klasik)
me një citim
hani mut
është e pamundur që me miliarda miza ta kenë gabim
Pasi ta mbaron fjalimin
buzëqesh
derisa në xhaminë e afërme
disa të shenjtë qajnë
sepse ata e dinë se në çdo minutë në këtë planet
lind një budalla

Më Shumë

21 shkurt, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, e shpallur si e tillë nga UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë),...

Bashkimi rrëshqet në Prishtinë, Bora i ngrin prizrenasit

Bora ka dominuar përballjen ndaj Bashkimit, duke fituar bindshëm me rezultat 86-71, në një ndeshje ku ritmi dhe efikasiteti i mysafirëve u pa qartë...

Lajmet e Fundit