3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Polonia thotë se do të vendosë masa kontrolli për migrantët në kufirin me Sllovakinë

Polonia do të vendosë masa kontrolli për automjetet që kalojnë kufirin nga Sllovakia, tha kryeministri i vendit të hënën, në përpjekje për të frenuar fluksin e emigrantëve.

Partia nacionaliste në pushtet, Ligj dhe Drejtësi (PiS) e ka kthyer emigracionin në një çështje qendrore në fushatën për të fituar një mandat të tretë në zgjedhjet e 15 tetorit dhe ka përfshirë pyetje mbi këtë temë në një referendum që do të zhvillohet njëkohësisht me zgjedhjet.

Ndërkohë, Sllovakia po përballet me një rritje të numrit të emigrantëve të paligjshëm. Numri i emigrantëve të paligjshëm të ndaluar në Sllovaki është rritur nëntëfish nga një vit më parë në më shumë se 27,000 deri tani këtë vit, sipas ministrisë së brendshme të vendit.

“Unë udhëzova ministrin e brendshëm që të vendosë masa kontrolli për… furgona, makina, autobusë ku ka dyshime se ka emigrantë të paligjshëm,” tha kryeministri Mateusz Morawiecki në një tubim elektoral.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme sllovake nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Zoti Morawiecki foli menjëherë pasi zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller tha se Varshava po shqyrtonte mundësinë e forcimit të kontrolleve në kufi, por se nuk ishte marrë ndonjë vendim pasi donte fillimisht të konsultohej me partnerët.

Zoti Morawiecki reagoi gjithashtu ndaj kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili të shtunën i bëri thirrje qeverisë polake të japë sqarime për akuzat lidhur me një skemë për pagesa për dhënie vizash për emigrantët, që ka tronditur politikën polake.

Zoti Morawiecki tha se komentet e zotit Scholz mund të jenë një paralajmërim për mbylljen e mundshme të kufirit me Poloninë.

“Do të ishte më mirë që të informoheshe për situatën aktuale dhe të mos ndërhysh në punët e Polonisë,” tha ai, duke iu drejtuar zotit Scholz.

Zoti Muller ishte shprehur se qeveria nuk përjashtonte as forcimin e kontrolleve në kufirin me Gjermaninë.

Më Shumë

“Perlë e Ballkanit”, lexuesi shkruan për Prizrenin në The Guardian

The Guardian ka publikuar një artikull për “zbulimet e preferuara të udhëtimit” gjatë vitit 2024, ku hyn edhe qyteti i Prizrenit. Aty përmendet xhamia...

Zafir Berisha garën për deputet e fillon nga vendlindja

Kandidati për deputet i koalicionit Nisma-AAK, Zafir Berisha, ka filluar betejën politike për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nga fshati i lindjes, Billushë. “Ky është...

Lajmet e Fundit