7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Poloska: Arsyet përse u zhgënjeva nga juria e “Këngës Magjike”

 Leonora PoloskaKëngëtarja e njohur, Leonora Poloska, në një bisedë për portalin “Zhurnal” ka rrëfyer eksperiencën e saj nga pjesëmarrja në festivalin “Kënga Magjike”2014.

Ajo thotë se organizimi i festivalit ka qenë në nivel, porse është pak e zhgënjyer nga juria.

Për më tepër lexoni intervistën:

Zhurnal: Ju ishit pjesë e festivalit “Kënga Magjike”2014”. Sa jeni e kënaqur me organizimin dhe si ju shkoi puna në duetin me Kanitën, ishte i vështirë?

Leonora Poloska: Organizimi ishte në nivel. Kishte orar të caktuar për çdo gjë lidhur me konceptin e festivalit. Sa i përket duetit me Kanitën, flet dhe vet trofeu që fituam “Best duet”.

Zhurnal: Pjesëmarrja në festival, mes të tjerash, do të thotë të këndosh dhe të kënaqesh me interpretimin. Sa rëndësi kanë pikët e jurisë, pasi morëm vesh se jeni paksa e zhgënjyer nga juria?

Leonora Poloska: Si pikë e parë, nuk bëhej fjalë për juri profesionale, por kishte një votim të improvizuar mes vetë këngëtareve. Pra, një votim në baza shoqërore.

Zhurnal: Po satisfaksionin më të madh e merrni me siguri nga publiku për të vazhduar me pjesëmarrjen në festivalet në të ardhmen.

Leonora Poloska: Patjetër! Publiku gjithmonë do të jetë dhe është vlerësuesi më i mirë nëpër festivale.

Zhurnal: Porosia juaj për festivalet e ardhshme?

Leonora Poloska: Fantazia është ajo çfarë njerëzit e duan, por realiteti është ajo çka na duhet.

Më Shumë

Finalja e Kupës në Prizren?

Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll mund të mësojë shpejtë lokacionin e zhvillimit të saj. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, qyteti i Prizrenit mund ta...

Bashkimi sot udhëton në Pejë

Skuadra e Bashkimit sot është mysafire në Pejë, ku do të përballet me Peja 03 në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së...

Lajmet e Fundit