14.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Portali “Mahalla”, në shërbim të aktivizmit të qytetarëve të Prizrenit

EC Ma Ndryshe të mërkurën ka lansuar portalin www.mahalla.info, që i dedikohet aktivizmit të qytetarëve dhe grupeve të komunitetit në lagjet brenda qytetit të Prizrenit.

Para gazetarëve është ofruar një shpjegim më i gjerë për përmbajtjen e portalit si dhe rubrikat brenda tij, të cilat mund të shfrytëzohen nga qytetarët për të adresuar propozime, ankesa, paralajmërime në lidhje me zhvillimet në lagjet e tyre si dhe të mbikëqyrin realizimin e projekteve që zbatohen në saje të mjeteve publike.

“Në portal, vizitorët mund të gjejnë informata mbi takimet nëpër lagje, vizionin e qytetarëve për lagjen e tyre, performansat e realizuara publike për të adresuar brenga të ndryshme, projektet që janë në realizim, pastaj të dhënat për problemet e identifikuara në lagjet e caktuara, për hapat e aktivizmit për adresimin dhe zgjidhjen e tyre, zgjidhjet e prodhuara, etj., të cilat tani e tutje do të përditësohen në baza ditore”, ka thwnw Fisnik Minci, koordinator projektit.

Portali mahalla.info është zhvilluar nga EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës…”, financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë. “Qyteti gjithëpërfshirës…” është projekt tre-vjeçar i EC Ma Ndryshe, i cili synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Grupet e komunitetit me të cilat punohet në këtë projekt janë të shpërndarë në lagje të ndryshme të qytetit dhe paralelisht zhvillohet edhe procesi i avokimit dhe bashkëpunimit me komunën e Prizrenit dhe Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor për të siguruar përfshirjen e kërkesave të qytetarëve në planifikimin urban të qytetit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragash: Një grua dërgohet pa shenja jete në QKMF

Një rast i rëndë ka ndodhur në Dragash gjatë së mërkurës. Rreth orës 15:55, në fshatin Brezna, një grua u dërgua pa shenja jete në...

Dita Ndërkombëtare e Xhazit, UNESCO: Festohet në 190 vende

Sot kremtohet Dita Ndërkombëtare e Xhazit, e cila do të festohet në më shumë se 190 vende të botës. Mikpritësi zyrtar për festimet e...

Lajmet e Fundit