8.4 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Portieri i Reims i kërkon Messit që të bëj një foto me djalin e tij (VIDEO)

Lionel Messi ishte në vëmendje pas debutimit të tij të shumëpritur për Paris Saint-Germain, ku portieri i Reims, Predrag Rajkovic, kërkoi nga argjentinasi që të bënte një fotografi me djalin e tij.

Sulmuesi nuk ishte në gjendje të shënonte debutimin e tij me një gol, por pati një eksitim të madh në Stade Auguste Delaune, me tifozët e Reims që i bënë atij një pritje emocionuese, pavarësisht se ai rreshtohej për kundërshtarët.

Dhe eksitimi u përhap edhe tek lojtarët e Reims, me portierin Rajkovic që i afrohej Messit për një fotografi me djalin e tij të vogël.

34 vjeçari mbante djalin, ndërsa Rajkoviç bëri fotografinë në telefonin e tij, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Djali i vogël i Rajkovic nuk dukej shumë i emocionuar, por Messi dha një buzëqeshje të madhe për fotografinë.

Më Shumë

Ndërron jetë ‘Bilbili i Çamërisë’, Shaban Zeneli

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare artisti i njohur fierak Shaban Zeneli, i njohur gjerësisht si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një...

Në Prizren arrestohet i kërkuari që ishte i dënuar me burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Prizren, i cili ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 1...

Lajmet e Fundit