Povetkin zbarkon në Londër, paralajmëron Joshuan

Boksieri rus Alexander Povetkin ka zbarkuar sot në Londër, pak ditë para duelit të peshës së rëndë që do të zhvillojë ndaj kampionit të botës në fuqi, britanikut Anthony Joshua.

Sfida do të zhvillohet më 22 shtator në stadiumin “Wembley” të Londrës, një duel që konsiderohet i fortë dhe i rëndësishëm, me Joshua që do të mbrojë titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO.

Povetkin, 39 vjeç, ka vetëm një humbje në karrierën e tij, atë ndaj Wladimir Klitschko në vitin 2013, por edhe mjaft përvojë, ndaj shpreson që kjo do të jetë një armë më shumë për të në këtë përballje.

Jam i lumtur dhe krenar që më është dhënë kjo mundësi për të dueluar për titullin kampion bote”, tha Povetkin pas mbërritjes në Londër.

Joshua është i pamposhtur, por ky fakt nuk e tremb aspak rusin.

Objektivi im është titulli kampion, ky është misioni që i kam vënë vetes dhe jam i kënaqur që do të kem këtë shans. Besoj se mund t’ia dal mbanë, nuk ka asgjë të pamundur”, tha Povetkin.

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit