Pranohet donacioni i parë me barna nga mërgimtari për Ambulancën e Opterushës

Në praninë e kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Samir Mustafa, srejtorit të QKMF-së, Jusuf Korenica, kryetarit të fshatit Edmond Kabashi dhe kryesisë së fshatit, është bërë pranimi i donacionit të parë të medikamenteve për Ambulancën e fshatit Opterushë nga Visar Kabashi, i cili donacion do të vazhdojë për katër vitet e ardhshme me barna esenciale për pacientët, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net. .

Pranimi i donacionit u bë e mundur pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të kryetarit Smajl Latifi dhe mërgimtarit Visar Kabashi i cili nga sot ka filluar realizimin e furnizimin me barna për këtë fshat.

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Lajmet e Fundit