16.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Prej shpresës deri te diktatura me garën kombëtare në “DokuFest”

Për katër ditë dhe katër net pune është realizuar filmi “Tegel” i regjisorit Leart Rama.

“Filmi është bërë me shumë dashuri dhe pa pare”, ka thënën Rama në premierën e filmit të martën mbrëma në “DokuKino Plato”. Nata e dytë e garës kombëtare në edicionin e 18-të të “DokuFestit” e ka sjellë këtë film të shkurtër premierë botërore në programin bashkë me “Muzeun virtual, Kampi i Tepelenës”, “Bonu burrë” dhe “Les Rouflaquettes”.

“Tegel” me pak dialogë fokusohet në ndjenjat e personazheve që janë pjesë e tij. Ato shfaqen përmes ngjyrave, shiut dhe mimikave të aktorëve. Irena Cahani, Edon Shiloku, Redon Kika, Lejs Sokoli, Luared Isufaj, Alma S. Krasniqi, janë disa prej aktorëve të kastës, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë viteve të transicionit në Kosovë, Bujari vendos t’i ndjekë ëndrrat e tij për t’u bërë aktor. Nëna e tij punon në makinë qepëse përmes së cilës rregullon rroba dhe gjëra të tjera për të fituar para për të shkolluar Bujarin.

Në shtëpi është edhe vëllai i vogël i Bujarit, i cili po ashtu është në shkollë. Bujari kthehet për disa ditë në shtëpi ku takon Blendin, mikun e tij me të cilin ka një lidhje të veçantë. Atij i tregon se ka humbur një vit dhe kthehet përsëri në konvikt, nga atje në fshatin e tij të lindjes vjen lajmi se ai ka bërë vetëvrasje. Familja e Bujarit dhe Blendi kalojnë momente të vështira.

“Jam mundu që imazhet me fol vetë për personazhet, që emocionet e tyre me i tregu përmes shiut, përmes ngjyrave. Kam dashur sa më pak me përdorë fjalë dhe sa më shumë me e tregu me imazhe pasi që janë disa emocione që ndoshta është më mirë me u përshkru përmes mimikave të fytyrës, përmes aktorëve sesa përmes dialogut”, ka treguar Rama. Me “Tegel” ai ka diplomuar për film në Universitetin e Arteve në Tiranë.

“Fillimisht kam filluar të punoj në skenar, një vit më parë sepse kam dashur që të përkushtohem më shumë në detaje, mirëpo në fund ka qenë një kohë shumë e shkurtër për ta realizuar pasi që kam pasur që të diplomoj me këtë film”, ka thënë ai…

Më Shumë

Aksion pranveror në Prizren, nis mbledhja e mbeturinave të vëllimshme

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, nga sot do të fillojë aksionin...

Vdes Duane Eddy – një nga etërit themelues të rock ‘n’ rollit

Kitaristi amerikan Duane Eddy, i konsideruar nga shumë njerëz si një nga baballarët themelues të rock and roll, vdiq në moshën 86-vjeçare. ”Vdekja e tij...

Lajmet e Fundit