15.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Premtimin e Thaçit për komunat në Gjonaj dhe Rugovë të Hasit, Haradinaj nuk e ka as në agjendë

Presidenti Hashim Thaçi, në vitin 2011 kur ishte kryeministër i Kosovës në prag të fushatës zgjedhore ishte zotuar para banorëve të Rugovës, Gjonajt, Zhegrës, Kievës,Hogoshtit,Komoranit se këto vende do të ktheheshin në komuna të reja.

Edhe në fushatën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, Thaçi kishte përsëritur premtimin për komunat e reja, të cilat edhe sot mbajnë statusin e fshatrave, shkruan Indeksonline.

Tani meqë Thaçi është president, Qeveria aktuale e udhëhequr nga Ramush Haradinaj nuk e ka ndërmend të merret me këtë premtim të shefit të shtetit.

Në një përgjigje për Indeksonline nga Qeveria thuhet: “Për këtë adresojeni pyetjen tek Presidenca. Kryeministri Haradinaj nuk e ka në agjendë këtë çështje”, thuhej në përgjigje.

Mirëpo, për të bërë një gjë të tillë, fillimisht duhet të bëhej plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Kufijtë Administrativë, Ligji për Vetqeverisje lokale, planifikimet buxhetore dhe disa analiza të mirëfillta për qëndrueshmëri dhe funksionalitet.

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri në një prononcim për Indeksonline thotë se themelimi i një apo disa komunave të reja duhet të jetë proces gjithëpërfshirës, transparent, dhe konsultativ.

Sipas tij, komunat aktuale kanë pasur mundësi të mjaftueshme ligjore që përmes ligjit për bashkëpunim ndër-komunal të ofrojnë shërbime në hapësirat që kanë shtruar kërkesa për themelim të komunave.

“Mos gatishmëria e institucioneve që ta ofrojnë shërbimin sa më afër qytetarëve qoftë përmes zyrave administrative apo bashkësive komunale, ka shtyrë që kërkesat për komunat e reja të rriten. Themelimi i komunave të reja duhet t’i nënshtrohet kritereve dhe analizës të qartë; në të kundërtën kjo do të shpijë tek një konfuzion duke rritur pritjet e qytetarëve”, ka thënë Tahiri.

Ai vlerëson se ky proces nuk mund jetë pa analizë e konsultim, dhe varet kryekëput nga kapaciteti financiar dhe administrativ i komunave që mendohet të themelohen.

“Kosova mund ti ketë më shumë komuna, por paraprakisht duhet të përgjigjemi në dy pyetje: sa do të jenë ato funksionale dhe në shërbim të qytetarëve dhe e dyta a mundemi ta ndryshojmë ligjin që rregullon numrin e komunave pa e rritur numrin e komunave etnike?”, ka shtuar Tahiri. /Indeksonline/

Më Shumë

Totaj pret përfaqësuesit e GIZ-it, diskutohet Faza II e projektit ITP 2026–2029

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot konsulentin për inovacion Alasdair Reid, si dhe përfaqësuesit e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ),...

Shënohet Dita Botërore e Tuberkulozës në Prizren, 66 raste të regjistruara në vitin 2025

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka bërë të ditur se edhe këtë vit është shënuar Dita Botërore...

Lajmet e Fundit