Premton përgjigje javën e ardhshme për veteranët

arsim bajramiMinistri i ri i Arsimit, Arsim Bajrami ka premtuar se javën e ardhshme merret vendimi për kerkesen e OVL-UCK për regjistrimin e mbi 1000 studentëve të kësaj kategorive në UP.

Një gjë të tille e ka konfirmuar edhe u.d. i kryetarit të OVL-UCK, Xhavit Jashari. Ai ka thënë se vendimi për këta student pritet të merret më së largu të martën.

“Situata politike për krijimin e institucioneve e ka shtyrë zgjidhjen dhe marrjen e një vendimi, por deri të martën do të jemi në kontakt me ministrin Bajrami”, ka deklaruar Jashari, raporton RTK.

Jashari ka paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve tjera në rast se nuk përmbushen kërkesat e tyre

Më Shumë

Sonte në Prizren shfaqet drama ‘Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre’

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren do të shfaqet drama “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, produksion i Qendrës Multimedia. Shfaqja mbahet sonte, në...

Komuna e Malishevës dhe UNDP mbështesin katër projekte të shoqërisë civile

Komuna e Malishevës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nënshkruar marrëveshje financimi në kuadër të programit ReLOaD3, projekt i mbështetur...

Lajmet e Fundit