2.3 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Presidenti i Bayern-it rikujton edhe një herë se në klubin e tij s’do të ketë paga të larta

Presidenti i Bayern Munich-ut, Herbert Hainer, ka bërë të ditur edhe njëherë se klubi i tij ka një politikë të qartë që shmang pagat shumë të larta.

Hainer bëri të ditur edhe njëherë, se Bayern-i nuk do të prishë ekuilibrat financiarë duke ofruar paga të larta.

Ai mori shembull atë që ndodhi me David Alaba-n, në njëfarë mënyrë duke u treguar derën atyre që kanë pretendime të ekzagjeruara financiare.

“Është normale që lojtarët duan të paguhen sipas vlerës së tyre, por ne gjithashtu e konsiderojmë legjitime që një klub të thotë se nuk do t’i paguajë ato shuma të larta. Ne e kemi treguar tashmë me Alaban”, tha Hainer.

I pari i bavarezëve, shpjegoi më tej edhe situatën e futbollistëve Niklas Sule dhe Kingsley Coman, të cilëve iu skadon kontrata në qershorin e ardhshëm.

“Ne jemi në bisedime me Sulen. Kingsley e di shumë mirë se çfarë ka në Bayern dhe si është rritur këtu. I kam thënë tashmë Kimmich-it, por edhe Goretzka-s, se nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga ne. Këtu mund të fitojnë gjithçka”, shtoi më tej 67 vjeçari.

Kujtojmë që Bayern Munich, pavarësisht se është një ndër klubet më të forta në botë, ata kanë një politikë të qartë, e cila shmang pagat shumë të larta.

Pikërisht kjo qasje ka bërë që të jetë një skuadër e konsoliduar financiarisht dhe kurrë të mos ketë probleme të mëdha ekonomike, që do të vinin në rrezik më pas, projektet sportive.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Bashkimi në krizë lëndimesh, kapiteni Bunjaku mungon një muaj

Bashkimi po përballet me një situatë të vështirë pas lëndimeve të njëpasnjëshme që kanë goditur katër lojtarë të ekipit, duke ndikuar dukshëm në paraqitjet...

Ngjyrat u shkrinë me dheun

Enver Sulaj (Përkujtim) Nuk e kam asnjë foto Për me i pa edhe nji herë andrrat tua E me u gëzue bashkë si fëmijë. Fyellit s'i bie ma kush As...

Lajmet e Fundit