5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Presidentja mbanë sot fjalimin vjetor në Kuvend

Atifete Jahjaga 2Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, do t’u adresohet sot prej orës 10:00 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me fjalimin e saj vjetor, ndërkaq në orën 13:00, Kuvendi do të mblidhet serish në seancë plenare, në të cilën do të procedohet me formimin e komisioneve parlamentare.

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të mbajtur një ditë më parë.

Kryesia u pajtua që sipas vendimit të mbledhjes së kaluar të saj, në seancë të shkohet me dy propozime: fillimisht me 14 komisione, ndërsa në rast se ky propozim nuk merr votat e mjaftueshme, të procedohet me propozimin e dytë, me 13 komisione.

Nga sot deputetët e rinj do të zëvendësojnë ish-deputetët që kanë marrë pozita në kabinetin qeveritar. Këta deputetë janë certifikuar të mërkurën, në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më Shumë

A do t’ia prishë Rahoveci ecurinë Trepçës këtë fundjavë?

Kampioni në fuqi dhe lideri Trepça këtë fundjavë i shkon Rahovecit në kërkim të fitores së 19-të me radhë. Rahovecasit mund të hyjnë të frymëzuar...

Policia e kap hajnin e veturave dhe marketeve në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari në Prizren për së paku pesë vjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur për...

Lajmet e Fundit