11.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Presidentja mund të nisë procedurat për mandatarin e Qeverisë

Blloku VVAsnjë dispozitë kushtetuese apo ligjore nuk e ndalon presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, që të fillojë procedurat për emërimin e mandatarit të Qeverisë, kanë thënë analistët, shkruan sot Koha Ditore.

Duke parë ngërçin politik, ku krijimi i institucioneve të reja ka ngelur tek konstituimi i organeve të Kuvendit, Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë për “Kohën Ditore” se ligjërisht ekziston mundësia që Kuvendi të vazhdojë së funksionuari me kryesues të përkohshëm, ndërsa presidentja të nisë procedurat për krijimin e Qeverisë. Sipas Dolit, Kuvendi mund të ushtrojë mandatin përfaqësues, por jo edhe atë legjislativ.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon qartë se Kuvendi nuk mund të ushtrojë funksionin e tij legjislativ para se të konstituohet. Kurse me rastin e zgjedhjes së Qeverisë dhe emërimet të cilat i bën Kuvendi, lidhen kryesisht me rolin përfaqësues që Kuvendi i Kosovës ka.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pikërisht ka lënë të lirë mundësinë që Kuvendi duke u bazuar në funksionin e tij përfaqësues të fillojë dhe iniciojë procedurat për zgjedhjen dhe emërimin e Qeverisë”, ka thënë Doli.

Më Shumë

Llapi fiton ndaj Ballkanit

Skuadra e Llapit, më në fund ka shijuar fitoren në Superligën e Kosovës në futboll. Pas një serie prej tetë ndeshjeve rresht pa fitore, Llapi...

Bashkimi fiton ndaj Junior 06

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 65:34 ndaj Junior 06 në konkurrencën e femrave. Bashkimi arriti të krijojë epërsi që në fillim të lojës dhe...

Lajmet e Fundit