Presidentja Osmani: Dragashi promovon diversitetin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Dragash, pas takimit me kryetarin e komunës, Behxhet Xheladini, iu drejtua kuvendarëve.

Presidnetja Osmani tha se si komunat e tjera edhe Dragashi has në probleme për zhvillimin ekonomik. Por para kuvendarëve ajo u shpreh se beson që këto probleme do të tejkalohen, duke punuar bashkarishtë.

E para e vendit duke folur për Dragashin tha se promovon diversitetin e bashkëjetesës.

Kryetari i Dragashit, Behxhet Xheladini, tha se me presidenten Osmani ka folur për problemet me të cilat po përballet komuna me theks të veçantë pengesën në zhvillimin ekonomik që po i bën Parku nacional i Maleve te Sharrit.

Presidentja Osmani po qëndron në Dragash

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Dragash. Ajo u takua me kryetarin e komunës, Behxhet Xheladini, ndërsa më pas në sallën e Kuvendit të Komunës iu drejtohet kuvendarëve.

Presidentja Vjosa Osmani në kuadër të kësaj vizite në këtë komunë të largët malore do të vizitojë edhe Qendrën rinore, që promovon të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike.

Presidentja e vendit do të vizitojë edhe kompaninë “Hit Flores” në zonën industriale dhe atë të prodhimit të mishit ” Meka”, si dhe atë te prodhimit të amballazhit ” AEG”.

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit