9.8 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

AGK-ja dënon fuqishëm fushatën linçuese kundër gazetarëve të ‘Nacionales’ në Prizren

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka thënë se është thellësisht i shqetësuar me fushatën linçuese kundër portalit online “Nacionale” dhe gazetarëve të saj.

Në një pankartë të vendosur në qytetin e Prizrenit, ku shihen fotografitë e gazetarëve, Vullnet Krasniqi e Berat Buzhala është thënë: “Drejtësi për popullin, dënim për përçarësit. Bojkoto Nacionale. Liria e shprehjes merr fund tek ofendimi”.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, një veprim i tillë është krejtësisht i papranueshëm dhe i vë në cak të sulmeve si online ashtu edhe fizike, gazetarët dhe familjarët e tyre.

AGK-ja ka ftuar Policinë e Kosovës dhe organet e rendit që të bëjnë punën e tyre për largimin e pankartave, dhe hetimin e veprimit që përmban gjuhë të urrejtjes dhe nxitjes.

AGK-ja, njëherësh ka bërë thirrje që fushatat e tilla denigruese të ndalen, në mënyrë që gazetarët dhe mediet të kenë mundësi të ushtrojnë profesionin e tyre pa u penguar.

Më Shumë

Nafta 1.65 € e benzina 1.39 €, publikohen çmimet e derivateve për sot

Sot në Kosovë, nafta do të shitet me 1.65 euro për litër, që është 3 centë më lirë se dje, ndërsa benzina me 1.39...

55 aksidente e mbi 2200 gjoba trafiku brenda 24- orëve

Në vendin tonë gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 55 aksidente trafiku, ku prej tyre 22 me të lënduar dhe 33 me dëme materiale. Në...

Lajmet e Fundit