5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Preteni: Shteti i Kosovës nuk e lufton korrupsionin

Çështja e deklarimit të pasurisë aktualizohet çdo vit kur arrin periudha në të cilën zyrtarët shtetërorë duhet t’i nënshtrohen këtij obligimi ligjor.

Në Zona B ishte Hasan Preteni, Drejtori i Agjencisë Antikorrupsion, i cili tha se deklarimi i pasurisë së zyrtarëve shtetërorë ka shkuar mirë në përgjithësi, por problem është vërtetimi i atyre deklarimeve.

“Është mirë që po realizohet pa probleme të mëdha, është një zotim i mirë i zyrtarëve të lartë. Ekziston sensibilizimi i përgjithshëm i publikut që këta zyrtarë duhet ta deklarojnë pasurinë”.

“Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë sa të pasur janë zyrtarët e tyre dhe ta dinë për kënd votojnë”, tha ai.

Për Pretenin problematike mbetet prejardhja e pasurisë.

“Zyrtarët e deklarojnë nga e kanë këtë pasuri, mirëpo nuk ka mekanizma as agjenci e cili ka të drejtë që t’i vetëtojë të deklaruarat. Kjo është mungesë ligjore. Neve na mungon mekanizmi i gjetjes së mënyrës si e kanë fituar, cilat janë bazat. Nuk duhet të ndalet te deklarimi i pasurisë, por duhet të intensifikohet kjo pjesa e dytë”, tha Preteni.

Kjo, sipas tij, çon edhe tek një problem tjetër. Mosndëshkimi për deklarimin e prejardhjes neglizhon zyrtarët.

“Vitin e kaluar kur hyri ky ligj në fuqi, vetëm dy zyrtarë nuk e deklaruan pasurinë. Këtë vit numri i atyre që nuk e kanë deklaruar është rritur. Arsye për këtë mund të jetë mungesa e sanksionimit të gjykatave të mosdeklarimit të pasurisë dhe deklarimit të rrejshëm”, tha ai.

Sipas Pretenit, korrupsioni në Kosovë nuk trajtohet fare nga organet kompetente.

Më Shumë

Delegacioni i ZKA-së në Prizren, theksohet bashkëpunimi institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), të udhëhequr nga Auditorja e Përgjithshme,...

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për largimin e mallrave pa leje nga hapësirat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 16 prill 2026 do të nisë një aksion për largimin e mallrave të ekspozuara pa leje...

Lajmet e Fundit