9.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Prevalla, arena e garave automobilistike

Pas garës rrethore që u zhvillua dy javë më parë në Gjakovë, auotomobilistët kosovarë në këtë fundjavë do t’i nisin edhe sfidat e tyre në disiplinën malore, ndërsa gara e parë e këtij lloji zhvillohet në shtegun mjaft atraktiv të Prevallës.

Ndryshe nga gara e parë, në të cilën munguan disa garues, në Prevallë pritet edhe më tepër masovitet, ndërsa vetë natyra e garës premton rivalitet dhe interesim të madh.

Bardhyl Canolli, i cili në Gjakovë e pati kohën më të mirë, ka bërë investime të mëdha në BMW-në e tij, prandaj pritet që edhe në Prevallë të jetë në qendër të vëmendjes në kategorinë e nëntë, ku gjithsesi konkurrenca është shumë e madhe.

Ndërkaq, Përparim Dushi sivjet do të garojë në kategorinë e dhjetë, pasi që nga kjo fundjavë do të paraqitet me një bolid shumë atraktiv.

Edhe në kategoritë tjera do të zhvillohet betejë e ashpër për plasaman sa më të mirë.

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) i ka bërë të gjitha përgatitjet me qëllim që gara të ketë rrjedhë sa më të mirë, ndërsa në ndihmë të saj do të jenë edhe instituticionet përkatëse, duke filluar nga Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Zjarrëfikësit.

Paraqitja në garë fillon që nga ora 9:00, ndërsa gara pritet të pëfundojë në orën 16:00. Për këtë arsye, rruga në aksin Prizren – Brezovicë gjatë zhvillimit të garës do të jetë e mbyllur, por gjithsesi do të lirohet në periudha të shkurtëra për kalimin e veturave civile. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

U prangosën për fajde në Prizren, iu caktohet nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj Eduard dhe Anton Kaçinarit,  të cilët dyshohen për, “Fajde” dhe “Detyrim” në Prizren. Gjykata Themelore në...

Vetura godet një 82-vjeçar pranë spitalit në Prizren – kjo është gjendja e tij

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Prizren, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një këmbësor i moshës 82-vjeçare, saktësisht në...

Lajmet e Fundit