Prevalla mbytet në bërllok

Imazhi i mirë që krijohet nga ajri i pastër dhe nga konfiguracioni i maleve teksa ngjitesh rrugës gjarpëruese për në bjeshkët e Prevallës nga drejtimi i Prizrenit prishet teksa mbërrin në kodrën që nga larg duket fantastike, me pisha, barin dhe vilat luksoze, kryesisht të njerëzve të pushtetshëm të vendit.

Pak metra pa shkuar tek udhëkryqi, ku ndodhen edhe restorantet, në anën e majtë të rrugës kundërmon një erë e keqe, ndërsa në një sipërfaqe bukur të madhe shtrihen mbeturina të shumta, të cilat veç sa nuk kanë dalë edhe në shiritin e asfaltit.

Prevalla ndodhet në territorin e komunës së Prizrenit dhe është pjesë e Parkut Kombëtar “Sharri”, që administrohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

Mbeturinat këtu nuk janë vetëm skaj rrugës kryesore, por ato i ndesh edhe në qese plastike pothuajse në të gjitha sipërfaqet, në të cilat i frekuentojnë vizitorët, të cilët vijnë nga të gjitha qendrat e Kosovës, por edhe më larg./zeri/

Më Shumë

UPZ shpall konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2026/2027. Sipas...

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Lajmet e Fundit