Prit të nesërmen, do të vijë!

Sahit Osmani

Nëse është pëllumb i bardhë
Dhe cicëron me zërin tënd
Derën çelja lërja hapur…

Nëse vjen zishëm mbi kalë
Lajm i keq ka për të ardhë
Mbyllja derën mos e ndal

Prit të nesërmen do të vijë

Si mbi re me kalë të bardhë
Do të vijë ty të të marrë
Ai dhëndër me krushq-dasmorë
Ti nuse me kurorë

Në shtegudhë vizëllon drita
Praruar në diejtë e syve tu

T’pëlcasë e keqja të shitohet
Dorë e zezë le t’i cungohet…!

Më Shumë

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit