25.9 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

Pritet trysnia e fortë e ndërkombëtarëve

Kuvendi i Kosoves14Një trysni e butë ndërkombëtare bëri që spektri politik në Kosovë të bëjë një lëvizje të vogël kah tejkalimi i pikës së parë të krizës, që ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit. Përveç Partisë Demokratike të Kosovës, pjesa tjetër e spektrit politik tashmë ka gatishmëri të shprehur që seanca të thirret dhe me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të konstituohet Kuvendi.

Por, mbetet të shihet se a do të mjafton një trysni e tillë e butë edhe në rastin e formimit të Qeverisë. Pas gjashtë muajve të ndarjes së dy blloqe, tashmë po krijohet një ambient ku askush më nuk mund të përjashtohet si partner në qeverinë e re. PDK po del nga izolimi, kurse blloku VLAN po përçahet. Analisti i Institutit për Politika Zhvillimore – KIPRED, Albert Krasniqi, ka vlerësuar se ndërhyrja e fundit ndërkombëtare ishte një trysni e llojit të butë nga ajo që jemi mësuar ta shohim në Kosovë.

Ndërhyrjet që përshpejtuan procesin ai i sheh tek deklaratat e ambasadores amerikane, Tracey Ann Jacobson, ambasadorit britanik Ian Cliff, pastaj vizitave të zyrtarëve gjermanë apo edhe raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon. “Kemi pasur një ndërhyrje të butë ndërkombëtare, jo aso çfarë jemi mësuar t’i shohim kur ambasadorët kanë ardhur edhe me emra konkretë se kush në cilat pozita do të ulen”, ka thënë Krasniqi…/tribuna/

Më Shumë

Latifi diskuton sfidat dhe planet për mirëqenien me drejtorët komunalë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka zhvilluar mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive komunale, ku u trajtuan sfidat aktuale, ecuria e...

Hodaj: Dorëheqja e anëtarit të Kuvendit Shukri Quni është një akt i lartë moral dhe njerëzor

Shefi i Grupit të Kuvendarëve të LDK-së në Prizren, Haziz Hodaj, ka reaguar pas dorëheqjes së anëtarit të Kuvendit Komunal, Shukri Quni, duke e...

Lajmet e Fundit