11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Prizren, 11 aktakuza kundër 12 personave

Në raportin 24 orësh të Prokurorit të Shtetit thuhet se janë ngritur tetëdhjetekatër (84) aktakuza kundër tetëdhjetenëntë (89) personave, për vepra të ndryshme penale.

Poashtu në njoftim thuhet se janë paraqitur gjashtë kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.

Raporti i plotë:

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 23 janar 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetekatër (84) aktakuza kundër tetëdhjetenëntë (89) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka praqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur gjithsej nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme
penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar 48 orë, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në pesë (5) raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Më Shumë

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Ballkani dhe Drita ka luajtur një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës...

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Lajmet e Fundit