9.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Prizren, 11 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 466 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 115 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 13.215 raste nga 50.223 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 508 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 116 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.355 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.352.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 41 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste,komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Junik 2 raste,

komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Klinë, Malishevë, Obiliq dhe Podujevë.

Më Shumë

Spirale të lashta në shkëmbin e Kobajës në Vlashnjë të Prizrenit

Kameramani dhe fotografi Arben Llapashtica ka publikuar në Facebook disa foto, që sipas tij konsiderohet ndër më të lashtët në Kosovë. Bëhet fjalë për...

Mozzik godet me “Diss”, kënga me tekst kontrovers që po trazon publikun

Mozzik ka bërë lëmsh rrjetin me publikimin e këngës së tij më të fundit, “Diss”, e cila vjen me një tekst kontrovers dhe befasues,...

Lajmet e Fundit