8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Prizren, 12 aktakuza kundër 13 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetedy (52) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, si dhe, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, gjashtë (6) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra penale te ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për vepra të ndryshme penale.

Më Shumë

Paraqitje e jashtëzakonshme: KFF Liria triumfon kundër KFF Intelektualeve

Në ndeshjen mes KFF Lirisë dhe KFF Intelektualeve, skuadra e KFF Lirisë triumfoi me një rezultat të thellë, 6:1. Trajneri Sinan Osmani drejtoi vashat e Lirisë,...

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Lajmet e Fundit