11.6 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Prizren/ 1,300 euro gjobë për shmangie nga tatimi

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm i ka shqiptuar një personi dënim me gjobë prej 500 eurosh dhe dënim me burgim prej 5 muajsh për shmangie nga tatimi.

“Gjatë vitit 2013, me qëllim ti shmanget pjesërisht apo tërësisht shmangies së tatimit, tarifave apo kontributeve tjera të përcaktuara me ligj, jep të dhëna të pavërteta për të ardhurat e veta, gjendjen ekonomike apo faktet tjera relevante për vlerësimin e detyrimeve në atë mënyrë që gjatë vitit 2013, në mënyrë të vazhdueshme ka fshehur faktet lidhur me të ardhurat dhe veprimtarinë ekonomike në cilësinë e pronarit të kompanisë, ashtu që ka paraqitur fatura fiktive në Administratën Tatimore të Kosovës, duke blerë fatura fiktive nga kompani të ndryshme [katër (4) kompani], ku i është shmangur tatimit në TVSH në shumën prej 66,282.76 euro, ndërsa shmangies tatimore në TAP 41,160.32 euro, ku shmangia e përgjithshme është në vlerë prej 107,443.32 euro, gjë e cila vërtetohet edhe në bazë të ekspertizës së bërë nga eksperti financiar”, thuhet në deklaratën e Gjykatës.

Njoftohet tutje, se të akuzuarit G.P mund t’i zëvendësohet dënimi nga ai me burg në atë me gjobë, që gjithsej do të ketë gjobë 1,300 euro.

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, ishte në kërkim për vrasje të rëndë nga viti 2014

Policia ka arrestuar në Prizren një nga personat më të kërkuar nga drejtësia kosovare, A. P., i dyshuar për vrasjen e rëndë të H....

Prizreni pret derbin e madh: Liria sfidon lideren Vushtrria

Sot në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren zhvillohet një nga përballjet më të rëndësishme të Ligës së Parë të Kosovës, ku Liria pret lideren...

Lajmet e Fundit