10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Prizren, 23 aktakuza kundër 23 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 120 aktakuza kundër 134 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë, 15 persona, si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar tetë persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër 25 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person për 48 orë, si dhe ka bërë një kërkesë caktimin e paraburgimit për një person. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur 23 aktakuza kundër 23 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve janë ndaluar tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuar janë dërguar në ndalim. Gjithashtu, janë ngritur katër aktakuza, kundër katër personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara ka ndaluar dy persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të dyshuar, si dhe ka ngritur 37 aktakuza, kundër 45 personave, për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 22 aktakuza kundër 25 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur 10 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale.

Më Shumë

Ish-zëvendësministri për vrasjet në Kosovë: Duhet të angazhohet edhe AKI-ja, kjo është shndërruar në problem kombëtar

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka folur mbi ngjarjet e fundit në vend, ku është rritur numri i vrasjeve. Ai tha se pjesën...

Mot me diell dhe vranësira

Për sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në zona të caktuara mund të ketë ndonjë reshje të izoluar. Era do fryjë kryesisht...

Lajmet e Fundit