Kuvendi i Malishevës miratoi buxhetin per vitin 2021

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot e ka mbajtur vazhdimin e mbledhjes së rregullt, me pikën e vetme të rendit të ditës, për shqyrtimin e dytë të projekt buxhetit për vitin 2021, i cili u miratua me shumicën e votave të anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Buxheti i propozuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, e i cili u miratua me shumicën e votave të anëtarëve, është 14 milion e 900 mijë e 757 euro dhe është i shpërndarë sipas ketagorive, për paga dhe meditje 8,363,200 euro, për mallra dhe shërbime 1,529,526 euro, për shpenzime komunale 455 mijë euro, për subvencione 400 mijë dhe për investime kapitale 4,153,031 euro.

Më Shumë

Mot i paqëndrueshëm të shtunën, por me temperatura të këndshme pranverore

Të shtunën në Kosovë,  do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet...

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Lajmet e Fundit