Prizren, 570 raste me COVID-19

Gjilani është komuna e tretë me më së shumti raste aktive, gjithsej 695 të tilla, ndërsa Mitrovica radhitet e katërta me 612. Pasojnë, Ferizaj 589, Prizreni, 570, Fushë Kosova 491, Lipjani 469, Gjakova 425 e Podujeva 399, si dhjetë komunat me më shumti raste aktive.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.241 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.184 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërkaq janë dhënë 104.603 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,352 persona. Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.332 raste të reja dhe një person ka humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, të testohen nëse kanë simptoma, të flasin me mjekun për trajtimin sapo të rezultojnë pozitiv si dhe të bartin maskën mbrojtëse në mjedise publike të mbyllura, ku ka shumë njerëz. /KP/Telegrafi/

Më Shumë

Ndërrimi i vendbanimit të disa votuesve i vetmi problem në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren

Proces normal i votimit është raportuar edhe në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren. Sipas udhëheqësit të kësaj qendre që ka folur për Klan Kosovën, deri...

Sporti bashkon popujt: Prizreni organizon turne ndërkombëtar me ekipe nga Kosova, Turqia dhe Bosnja

Prizreni nikoqir i një turneu ndërkombëtar, mbi 250 sportistë dhe delegacione nga disa vende do të marrin pjesë Nën organizimin e KFV Kalaja Master, në...

Lajmet e Fundit