6.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Prizren/ Aktakuzë kundër dy shtetasve të Shqipërisë për kontrabandim me migrantë

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë kundër kundër L.B., dhe A.R., të dy shtetas nga Republika e Shqipërisë, të cilët gjenden në paraburgim nga data 10.11.2019, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Sipas aktakuzës, më 10.11.2019, rreth orës 02:15 në Prizren, është vërtetuar se të pandehurit L.B., dhe A.R., në bashkëkryerje merren me kontrabandim të migrantëve me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore, në atë mënyrë që derisa zyrtarët e policisë kufitare të pikë kalimit kufitar në Vërmicë, ishin në kryerjen e detyrës zyrtare, përmes vëzhgimit me dylbi në vendin e quajtur ‘’Foleja e Shqiponjës’’ në afërsi të krojeve të fshatit Vërmicë, kanë vërejtur një grup njerëzish duke kaluar ilegalisht kufirin nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës.

“Të pandehurit së bashku me grupin e personave të tjerë janë ndalur nga ana e Policisë Kufitare, si dhe pas verifikimit nga zyrtarët policorë është vërtetuar se të njëjtit ishin shtetas të huaj nga Republika e Sirisë, të cilët më pas, së bashku me dy të pandehurit e lartpërmendur janë shoqëruar në stacionin policor në Vërmicë”, njofton Prokuroria.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit L.B., dhe A.R., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila u vihet në barrë. /

Më Shumë

Anthony Joshua synon të bëhet kampion sërish së shpejti dhe të pensionohet

Anthony Joshua synon të bëhet kampion i botës në kategorinë e rëndë të boksit sërish brenda 16 muajve të ardhshëm, por së pari i...

Tri ditë para dasmës i vdiq babai, Totaj: Cermonia e dasmës u shndërrua në cermoni mortore

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pasur një rrëfim tejet personal dhe emocional në emisionin “Kendiv”. Ai foli për familjen, sfidat, momentet e lumtura...

Vjedhje në Rahovec

Një gazetar ideal

Lajmet e Fundit