4.4 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Prizren/ Aktakuzë për grabitje

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti  i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 06.10.2021, rreth orës 19:25 minuta në Prizren, i akuzuari E.K., me përdorim të forcës e cila rezulton me lëndim të rëndë trupor përvetëson në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të dëmtuarës Sh.M., në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ishte duke u kthyer në shtëpi në këmbë, në rrugë vëren të akuzuarin i cili ka qenë ulur dhe kinse po rregullonte biçikletën dhe me t’iu ofruar të akuzuarit ai nga pas e godet të dëmtuarën me një shufër të hekurit në kokë dhe në pjesën e fytyrës, ashtu që e rrëzon në tokë dhe pasi e dëmtuara rrëzohet në tokë vazhdon të godas me shqelma në pjesën e poshtme të shpinës, dhe ia merr çantën prej dorës  me  artikuj të ndryshëm ushqimor, portofolin me tridhjet e pesë (35) euro si dhe një zemër të arit, celularin, një bylyzyk të dorës dhe largohet në drejtim të panjohur, duke e lënë biçikletën, bluzën e tij në vendin e ngjarjes dhe bylyzykun e dorës të cilën e ka marr në mënyrë të dhunshme nga e dëmtuara e cila gjatë ikjes i ka rënë në tokë, me çka të dëmtuarës Sh.M., i shkakton lëndime të rënda trupore të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjetit të fortë. Me këto veprime i pandehuri E.K., ka kryer veprën penale “Gabitja” sipas KPRK-së.

Shfrytëzoni ofertat në Deppo Market

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.?

Më Shumë

Dragashi ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, përjashtim nata e ndërrimit të viteve

Komuna e Dragashit ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në hapësirat e hapura publike, me qëllim të ruajtjes së rendit...

Rrahje masive në Atmaxhë të Prizrenit

Disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. "Policia ka pranuar njoftim se në këtë lokacion po zhvillohej një...

Lajmet e Fundit