19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Prizren/ Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.O., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”nga neni 267, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, njofton Prokuroria Themelore në Prizren.

Sipas aktakuzës, i pandehuri K.O., me datë 22.05.2024 rreth orës 20:35, në vendkalimin kufitar të pikës kufitare në Vërmicë, duke hyrë në Kosovë nga Republika e Shqipërisë, pa autorizim ka poseduar narkotikë të llojit “marihuanë” me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofron për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope apo substanca analoge, në atë mënyrë që gjatë kontrollit të tij nga ana e policisë, në veturën “Honda Jazz”, të cilën veturë ishte duke e vozitur i pandehuri, e pikërisht në brendësi të motorit të veturës, policia ka gjetur dhe sekuestruar një (1) qese najloni të tejdukshme me substancë narkotike të llojit “marihuanë” në peshë 86.89 gram, ndërsa në trup të tij, i është gjetur një qese najloni e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” në peshë 0.90 gram, e për transportin e se cilës substancë narkotike nuk ka pasur autorizim përkatës.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

 

Marketing

 

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

67 aksidente trafiku, e mbi 2 mijë gjoba brenda 24-orëve

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 56 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

Godwin Chibueze Chukwu zyrtarisht te Prizreni

Prizreni ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Godwin Chibueze Chukwu, i cili i bashkohet skuadrës bardhekaltër pas një sezoni mbresëlënës në Ligën e Dytë. “Godwin Chibueze...

Lajmet e Fundit