Prizren: Arrestohen katër persona, dy nga ta policë dhe dy të tjerë të dyshuar për fajde

Sipas njoftimit nga kjo prokurori dy nga të arrestuar janë zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe dy të tjerë qytetarë të Kosovës, pas një hetimi që kishte filluar nga korriku i vitit të kaluar.

Policët K.G dhe I.F dyshohen për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.

Kurse, N.K dyshohet për veprat penale “Fajde” “Detyrim” dhe ” Dhënie e ryshfetit”.

I dyshuari i katërt është A.K, i cili është arrestuar për veprën penale “Mashtrimi”.

Të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

Po ashtu Prokuroria ka parashtruar kërkesën për sekuestrimin e përkohshëm të dy automjeteve si dhe të disa dokumenteve të rëndësishme lidhur me hetimin e kësaj çështjeje penale.?

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Lajmet e Fundit