13.1 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025

Prizren, arrestohen të dyshuarit për vjedhjen me forcë të zinxhirit të arit nga qafa e qytetares

Policia e Prizrenit njofton se ka arritur të identifikojë dhe arrestojë dy persona, për të cilët dyshohet se janë autorë të një vjedhjeje të rëndë në mënyrë të vrazhdë.

Bëhet fjalë për rastin që ka ndodhur më 11 nëntor të vitit të kaluar rreth orës 13:30.

Atë ditë dy persona ia kanë vjedhur një qytetareje një zinxhir ari, duke ia këputur në mënyrë të vrazhdë nga qafa.

Të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa, pas një pune hetimore, Policia e Prizrenit ka arrestuar për këtë rast të dyshuarit A.T.,  i lindur më 2000 dhe Z.M., i lindur më 2001.

Po ashtu, Policia ka identifikuar edhe vendin ku është shitur zinxhiri i marrë nga viktima me dhunë.

Të dyshuarit  janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Lidhur me këtë rast është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka vendosur që ndaj të dyshuarve të aplikohet masa e ndalimit prej 48 orësh.

Me rastin po merren hetimet e stacionit policor në Prizren.

Më Shumë

Arrestohet një shtetas i huaj në Prizren, kërcënoi policët pas gjobës në trafik

Një shtetas i huaj është arrestuar në Prizren pasi ka kanosur zyrtarët policorë, pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik. Sipas raportit 24-orësh...

Dështimi i 33-të i konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Për herë të 33-të sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nga 100 deputetët që ishin në sallë, 51...

Lajmet e Fundit