11.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Prizren: Bombat i çon me biçikletë në Stacionin e Policisë

“Me t’u informuar me rrethanat e rastit policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me sigurinë e personelit të stacionit dhe qytetarëve dhe ka njoftuar Njësinë kundër mjeteve eksploduese të FSK-së”, njofton Policia e Prizrenit.

Policia e Prizrenit ka njoftuar se një qytetar i këtij qyteti i ka dërguar në stacionin policor dy granata dore, të cilat i kishte në bodrumin e shtëpisë që nga viti 1985.

Sipas Policisë, i dyshuari granatat i kishte futur në një trastë dhe i kishte vendosur në biçikletë e më pas i kishte sjellë në stacion.

“Me t’u informuar me rrethanat e rastit policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me sigurinë e personelit të stacionit dhe qytetarëve dhe ka njoftuar Njësinë kundër mjeteve eksploduese të FSK-së”, njofton Policia e Prizrenit përmes një komunikate.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka sugjeruar që rasti të iniciohet sipas procedurës së rregullt.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon te qytetarët të cilët hasin në mjete të dyshimta që të njëjtat assesi të mos i prekin por ta njoftojnë policinë”, thuhet në këtë komunikatë.

Më Shumë

Bashkimi kërkon fitore sonte në Rahovec 

Xhiroja e 23-të në elitën e basketbollit kosovar do të përmbyllet sonte me përballjen mes Rahovecit 029 dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 19:30,...

Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet se keqtrajtoi një nxënës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një arsimtar në Mamushë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar në nxënës. Rasti ka ndodhur të...

Lajmet e Fundit