1.7 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Prizren: Djali ia demolon zyrën babait, policia e arreston dhe i sekuestron marihuanë e heroinë

Policia e Kosovës raporton se kanë arrestuar në Prizren një person të dyshuar, mashkull, i cili ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

‘’Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur, dyshohet se ka veprën e cekur, duke demoluar një zyrë që gjendej brenda shtëpisë-pronë e ankuesit mashkull kosovar, babait të tij’’- raporton Policia e Kosovës.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Policia njofton se të njejtit i janë gjetur një sasi e vogël substancash narkotike, marihuanë dhe heroinë.

‘’Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi të vogël substancë narkotike 0.7 gramë marihuanë dhe 0.3 gramë heroinë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje’’- raporton tutje Policia e Kosovës.

Më Shumë

Rrahje në Dragash, dy persona përfundojnë në spital

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete të premten në Dragash. Policia ka bërë të...

Brenda 24 orëve 55 aksidente dhe rreth 2 mijë tiketa trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 55 aksidente trafiku, prej të cilave 19 kanë rezultuar me të...

Lajmet e Fundit