Prizren/ Dy persona shoqërohen në Polici, nuk respektuan orën policore

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, pasi nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për lëvizje të kufizuar, transmeton PrizrenPress.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rr.Lulzim Rexhepi, Prizren 05.04.2020, 21:00. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Lajmet e Fundit