Prizren, dy raste të dhunës në familje

Të martën në Prizren është arrestuar një i dyshuar, pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Prizren, njofton Policia e Kosovës.

Me vendimin e prokurorit  i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Policia po ashtu ka njoftuar se është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull, pasi kishte sulmuar fizikisht motrën  e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në Qendrën Emergjente në Prizren.

Ndërkaq, me vendimin e prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Më Shumë

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit