Prizren/ E sulmon gruan për shkak xhelozisë

Një grua e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunën fizike e psikike në policinë e Prizrenit.

Viktima ka raportuar se për shkak të xhelozisë, burri i saj e ka sulmuar pas mesnate me grushte, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe frikë e shqetësim – për çka u detyrua të kërkojë ndihmën e policisë.

Si rezultat i raportimit të rastit, policia e ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe ndaj tij të iniciohet rasti për “Dhunë në familje”.Sinjali

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Lajmet e Fundit