Prizren: E theri familjarin për traktor, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj për Z.Sh. nga Mamusha, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Z.Sh. më 14 prill në orën 21:40 me thikë kishte lënduar I.M. pas një mosmarrëveshje të mëhershme për shfrytëzimin e traktorit të përbashkët. I pandehuri dhe i dëmtuari janë familjarë.

“Pas një mosmarrëveshje të mëhershme përkitazi me shfrytëzimin e traktorit të përbashkët, mes familjarëve, në një moment fillon acarimi i situatës mes tyre dhe me qëllim të parandalimit të tejkalimit të situatës ndërhyn i dëmtuari me iniciale I.M. ku i pandehuri me një thikë e godet të dëmtuarin, me ç’rast i dëmtuari detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Kjo gjykatë ka konstatuar se nëse e lë të lirë të dyshuarin, ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale ku mund të ketë pasoja edhe më të mëdha.

Masa e paraburgimit prej një (1) muaji do të llogaritet nga koha e arrestimit prej datës 15.04.2018, nga ora 00.15, e cila do të zgjasë deri me datën 15.05.2018.

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit