13.1 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Prizren/ Gjuajtje me armë zjarri në një dasmë, policia gjen kallashnikov

Policia e Kosovës ka gjetur të mërkurën gëzhoja të pistoletave dhe një pushkë automatike (AK 47) në fshatin Vlashnje të Prizrenit, pas pranimit të informatave për gjuajtje me armë zjarri në një dasmë në këtë fshat disa ditë më parë, shkruan PrizrenPress

Sipas njoftimit të policisë, tre të dyshuarit për gjuajtje me armë zjarri janë të njohur për policinë, por gjenden jashtë shtetit.

“Pasi që është marr informata se me datë 24.07.2022, në fshatin Vlashnje KK Prizren, në një familje, gjate një dasme ka pasur gjuajtje me armë zjarri, policia, konkretisht Stacioni Policor Prizren, ka kryer veprime hetimore-operative dhe ka arritur që të identifikoj lokacionin e saktë dhe personave qe kane gjuajtur me armë të zjarrit dhe atë 3 arme të tilla”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Me datë 17.08.2022 rreth orës 09:00 është kryer bastisje në lokacionin e pare në fshatin Vlashnje, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren, aty ku ka pasur gjuajtje”.

“Gjate bastisjes janë gjetur gëzhoja të dy armeve të vogla (pistoleta), kurse asnjë armë nuk është gjetur”.

“Në procedim të rastit kemi pranuar informata shtesë për personat e dyshimte dhe gjate bastisjes në dy lokacion të tjera po në Vlashnje, Prizren, është gjet dhe sekuestruar një pushkë automatike (AK 47), kurse tre të dyshuarit për gjuajtje me armë zjarri janë të njohur për policin por gjinden jashtë shtetit”.

“Veprimet hetimore e procedurale janë ne zhvillim për të gjetur 2 armët tjera që janë përdorur, dhe për të siguruar prezencën e tre të dyshuarit që sipas informatave të para gjinden jashtë shtetit”.

Lidhur me rastin është iniciuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”./ PrizrenPress.com

No photo description available.

Më Shumë

Policia shqiptoi 1874 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1874 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Kryeprokurori për vajzën e plagosur në Prizren: Është jashtë rrezikut për jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku dyshohet se babai e ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare, ndërkaq ka plagosur tjetrën, 10-vjeçare. Në...

Lajmet e Fundit