29.4 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025

Prizren: Me gurin e kaltër kundër mësyshit

Si askund tjetër në Prizren, tek fëmijët, hyrjet e shtëpive e në korridore, por edhe tek nuset mund ta shohësh syrin e kaltër që shpesh është i rrethuar me ndonjë hudhër.

“Shumë prizrenas kanë besim të madh ne syrin e kaltër dhe hudhrë, prandaj nuk ka shtëpi të re, nuse dhe fëmijë që nuk e ka një shenjë të syrit të kaltër dhe hudhrës”, tregon plaka Ajnishahe Mustafa.

Ajo thotë se këto i mbajnë për t’i ikur syrit të keq e mësyshit.

“Bile syrin e kaltër posa e blejnë shkojnë e këndojnë një dua tek hoxha dhe fëmijët apo nuset e mbajnë nga do që shkojnë’, shprehet ajo për gazetën “Kosova Sot”.

Sipas hoxhës Faruk Ukallo, syri i kaltër ndryshe quhet “Guri i mësyshit”, por kësaj besimi islam nuk i beson, sepse besimi islam, sipas tij, nuk beson në gur e askund tjetër pos në Zot dhe ato nuk janë pjesë e besimit islam por janë besëtytni. Por, nuk e mohon faktin se ka disa hoxhallarë që ai nuk i konsideron besimtarë, që merren me të tilla raste.

“Gurmësyshi është shumë i nevojshëm”

Edhe prof. Sylejman Randobrava shpjegon se prizrenasit i besojnë shumë syrit të kaltër. Ai tha se bile dikur nuset në mitanë, në ballë e besa edhe në papuçe të nusërisë kanë bartur nga një gur të kaltër.

“Kanë pasur mendimin se i ikin syrit të keq si te nuset ashtu edhe te fëmijët”.

Pastaj Agim Berisha tregon se kohë më parë ka shkuar tek një grua ne Prizren për të marrë një lloj ilaçi në vend të syrit të kaltër siç pohon ai ilaç është quajtur ‘Sidr’.

“Ka dobi të çuditshme dhe gjurmëlënëse kundra xhindeve, magjisë, syrit të keq, gjendjes së keqe shpirtërore, stresit dhe gjendjes së keqe mendore. Sidri dhe gjethja e tij në shumicën e rasteve përdoret si lutje kuranore”.

Ai tha se gjethja më e mirë është gjethja e sidrit të Medinës qytet në Arabinë Saudite. Ai shton se karshi kësaj duhet ta bartin edhe gurin mësyshit apo syrin e kaltër. Shumë prizrenas, sipas plakut Maliq Fetahu e bartin këtë gur sepse këtij guri të kaltër apo gurit të mësyshit i besojnë.

“Ata mendojnë se ndër dobitë e tjera që ka bartja e gurit ndihmon edhe në ndihmon të sëmurët në frymëmarrje, është kundra kapsllëkut, lufton sëmundjet e mushkërive, pastron zorrët, pastron lukthin, largon mërzitjen, pastron gjakun, është i dobishëm për menstruacionet e grave, qetëson dhimbjet e kokës, ul temperaturën e trupit, forcon rrënjën e flokut, qetëson dhimbjet e plagëve dhe plagosjeve, largon erën e rëndë, e cila ndodhet në trup dhe lëkurë, pastron trupin nga pisllëqet, eliminon zbokthin nga flokët, përdoret për personat, të cilët kanë dhimbje në kocka dhe krisje në to, pastron stomakun, aktivizon organet e trupit,kundra depresionit dhe gjendjes së keqe shpirtërore”.

Fetahu thotë se: “Te një i njohur i imi, një fqinj i lindën një djali të ri dy fëmijë binjakë të bukur si qershia. Ne e patëm lut që të ju qet nga një sy të mësyshit ai nuk ua vuri veshin fjalëve tona dhe nuk e bëri këtë punë. Mirëpo, deshi Zoti edhe ata fëmijë për fat të keq iu sëmuren prej mësyshit dhe që të dy njëri pas tjetrit kur i bënë tre vjet i vdiqën”, shprehet ai.

Shprehet se nga ai moment, gradualisht ka filluar të besojë më shumë në këta gur. “E di se në aspektin fetar nuk lejohet pore di edhe një punë se këtë farë guri të kaltër apo gur mësyshi rrallë familje që nuk e ka në Prizren”. Ai thotë se gurmësyshi është diçka shumë e nevojshme.

Fëmijë e nuse e adhurojnë edhe si stoli Makfire Sahiti është shprehur për “Kosova Sot” se lidhur me këtë gur mësyshi apo gur të kaltër se edhe vetë e mban atë.

“Unë fillimisht e kam bartur këtë gur kundër mësyshit. Gjyshja ime ma pat dhuruar si dhuratë kundër mësyshit. Por, tash beso e bart edhe si stoli të bukur në qafë. Kurse unë e di se në gjithë botën jo vetëm tek shqiptarët ky gur mësyshi apo sy i kaltër bartet si një stolie e mrekullisë”, shprehet ai.

Shprehet se e ka parë shpesh të besimtarët e besimit islamë por edhe te besimet e tjera.

“Kjo më kë shtuar besimin se me një rrugë i bëj dy të mira, e barti këtë si dhuratë të bukur e ne anën tjerë e barti si një gur kundër së keqes kundër mësyshit. Thuhet se ky gur largon edhe sëmundjet e tjera. Këtë besim tani e kam edhe nga familja dhe që kur isha fëmijë e kam pasur një rruzë të kaltër në qafë tregon”, tregon ajo për “Kosova Sot”. (Kosova Sot)

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshja për investime në Bellobrad, Dragash dhe Kosavë të Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini, ka nënshkruar sot një Marrëveshje Mirëkuptimi me Zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Eldin Uglari, për bashkëfinancimin e një...

Xheladini reagon ndaj PDK-së: Dita e Çlirimit të Dragashit nuk është platformë politike, por festë për të gjithë qytetarët

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka reaguar ndaj deklaratës së Degës së PDK-së në këtë komunë, e cila kritikoi organizimin e aktiviteteve...

Lajmet e Fundit