Prizren/ Halil Kastrati nuk po ndërton vetëm shtëpi – “operon” ligamentin e një të riu

Halil Kastrati themeluesi i shoqatës bamirëse “Jetimët e Ballkanit” po vazhdon tu ndihmojë njerëzve varësisht nga nevoja.

Përderisa deri më sot, Kastrati ka ndërtuar qindra shtëpi dhe ka dhuruar banesa për familjet në nevojë, ai sot ka njoftuar për kryerjen e një operacioni mjaftë të mundimshëm dhe të kushtueshëm.

Ka falënderuar spitalin Ortomedica Hospital, e cila i ka operuar ligamentin një të riu pa pagesë.

“Faleminderit shumë Dr. Evren Fehmi Atay dhe stafit të Ortomedica Hospital në Prizren për realizimin me sukses të operacionit të djalit tonë Firdeusit pa pagesë të Riparimit të Ligamentit të përparmë të kryqëzuar të gjurit. Jemi mirënjohës për punën që bëni dhe humanitetin e treguar gjithmonë!”, ka shkruar Kastrati në statusin e tij.

Kujtojmë se operacioni i ligamentit është njëri prej operacioneve më të kushtueshme, ndërsa njihet edhe si lëndimi më i rëndë tek sportistët./Insajderi.com

Më Shumë

Një veturë përfshihet nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren

Një veturë është përfshirë nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga KlanKosova në vendngjarje shihet ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për mashtrim në prokurim publik

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet U.D. dhe personit juridik “M.L.L.C.”, nën...

Lajmet e Fundit