8.7 C
Prizren
E premte, 30 Janar, 2026

Prizren: Kapen katër shtetas të huaj, u gjetën të fshehur brenda rimorkios së një kamioni

 

Katër shtetas të huaj janë kapur nga policia në Prizren.

Ata ishin fshehur brenda rimorkios së një kamioni.

Personat në fjalë ishin futur ilegalisht në Kosovë.

“Më datë 12.09.2022 rreth ores 15:30, Policia e Kosovës ka pranuar informacione relevante se në terminal doganor në Prizren permes një kamioni me targa vendore janë futur në menyrë ilegale në Republikën e Kosovës katër (4) shtetas të huaj. Menjëherë njesiti policor iu ka pergjigjur informacionit, janë kontaktuar zyrtarët doganorë të cilët gjatë kontrollit në kamionin e tipit Mercedes, brenda në rimorkio ku kishte të ngarkuar pako higjienike kishin gjetur të fshehur katër (4) persona meshkuj shtetas të huaj. Njësitet kompetente policore janë marr me rastin për procedura të mëtejme sipas ligjeve në fuqi”, njofton Policia.

Çfarë mund të mos keni parë këtë verë te Shatërvani në Prizren?

 

Më Shumë

Caktohet masa e paraburgimit për 15 kryesues të votave që u arrestuan në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinion publik, se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka realizuar veprimet lidhur me...

54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një fatalitet dhe 20 të lënduar

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 54 aksidente trafiku, ndërsa një prej tyre ka përfunduar me fatalitet. Sipas statistikave të Policisë së...

Lajmet e Fundit