8.8 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Prizren: Katër muaj paraburgim për kontrabandë me emigrantë

Gjykata-qekiqiBajram Aliu, Rufat Destani , Kemal Celina dhe Zenel Halimi do të qëndrojnë edhe katër muaj në paraburgim.

Ata dyshohen se kanë kryer veprat penale, krim të organizuar, kontrabandë me emigrant, falsifikimi i dokumenteve, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si dhe kontrabandë i mallrave.

“B.Aliu, R.Destani, K.Celina, dhe Z.Halimi, do t’ju vazhdohet paraburgimi edhe për 4 (katër) muaj, deri me datën 14.12.2014,ndërsa për të pandehurin ZenelHalimi deri më datën 15.12.2014, gjatë së cilës kohë pritet që të pandehurit dalin në gjykim para Departamentit për Krime të Rënda”, njoftoj zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , të cilët nga janari i vitit 2013 dhe në vazhdim, duke vepruar si grup kriminal i organizuar dhe i strukturuar, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kontrabanduar emigrantë- shtetas të Republikës së Kosovës, i gjejnë emigrantët në mënyrë ilegale dhe pastaj përmes të pandehurit Kemal Celina ua bëjnë falsifikimin e dokumenteve të nevojshme, duke përfshirë pasaporta dhe leje të qëndrimit emigrantëve të interesuar që të shkojnë në Bashkimin Evropian”

“ Pas marrjes së pagesave nga emigrantët që sillen deri në 5000 euro për person i dërgojnë emigrantët përmes kufirit Kosovë-Serbi, deri në kufirin në mes Serbisë-Hungarisë dhe i dërgojnë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Në shkelje të Nenit 283 para.2 lidhur me para.1 të KP-së nga neni 170 para.6 lidhur me para 1 të KP-së, nga neni 398 par.1 të KP-së, nga neni 374 par.1 të KP-së, nga neni 317 para. 3 nënpara. 3.1. lidhur me para. 2 të KP-së. Gjykata Themelore e Prizrenit ia vazhdon paraburgimin edhe për (4) muaj. “/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përkujtohet Komandant Guri

Në Carralevë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Komandantit Jetullah Qarri – Komandant Guri, ku u nderua jeta...

Konfiskohen pesë aparate të lojërave të fatit, mbyllet një lokal në Malishevë

Në Malishevë është mbyllur një lokal pas zbulimit të ushtrimit të veprimtarisë ilegale të lojërave të fatit. Drejtori i Inspektoratit Komunal, Jakup Gashi, bëri...

Lajmet e Fundit