Prizren: Kryenin vazhdimisht vjedhje, policia ua konfiskon veturën

Policia e Kosovës njofton se pas angazhimit operativ hetimor lidhur me disa raste të vjedhjeve më datë 17.07.2020 në Prizren, është konfiskuar një veturë.

Sipas raportit të policisë, është lokalizuar vetura e dyshimtë Golf IV e kaltër, me targa të huaja.

Persona të dyshuar kryenin vjedhje me atë veturë, të cilët tashmë gjenden në arrati.

Ata kanë rrezikuar edhe zyrtarët policorë, duke ikur deri në fshatin Sopi, të Komunës së Suharekës, ku edhe kanë braktis veturën e janë larguar në drejtim të panjohur.

Vetura tani është konfiskuar, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Më Shumë

Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit të Kosovës

Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, figurës më të shquar të futbollit kosovar dhe njërit prej sportistëve më të...

Dyshohet se fshehu 6 fletëvotime në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të komisionit zgjedhor

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve...

Lajmet e Fundit