Prizren/ Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për grabitje të mbi 21 mijë eurove

Është ngritur aktakuzë ndaj F.I., i cili dyshohet se ka kryer veprën grabitje. Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar se i akuzuari më 10 gusht të këtij viti, në një zyre për këmbimore, ka sulmuar zyrtarin në zyre dhe ka ikur duke vjedhur paratë në vlerë prej 20 mijë eurosh.

Afërdita Morina-Biffar kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit

Gjithashtu, F.I., akuzohet se më 31 gusht në afërsi të objektit të BQK-së ka sulmuar një person, këmbyes i parave, dhe ka grabitur para në vlerë prej 1.820 eurosh.

Me këto veprime i akuzuari F.I., ka kryer veprën penale “Grabitja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që I akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Mimoza Hoxha garon në listën e LDK-së për kuvendare të Kuvendit të Prizrenit

Më Shumë

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit