10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Prizren/ Një burrë ushtron vazhdimisht dhunë ndaj gruas

Një rast i dhunës në familje është iniciuar të shtunën në Prizren, raporton PrizrenPress

Një grua ka raportuar në polici se është kanosur nga bashkëshorti i saj, i cili deri më tani dyshohet se është jashtë Republikës së Kosovës.

Gjithashtu viktima ka deklaruar se i dyshuari vazhdimisht ushtron dhunë ndaj saj.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokuror i shtetit i cili ka rekomanduar që viktima së bashku me fëmijët të strehohen në një vende të sigurt gjë e cila është realizuar nga punëtori i QPS-së.

Siç njofton policia rasti është nën hetime./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tre arinj futen në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit, u vërsulen disa banorëve që i incizonin

Tre arinj janë parë në oborrin e një shtëpie në fshatin Hoçë të Prizrenit. Prezenca e tyre ka krijuar shqetësim te banorët e zonës. TV Prizreni publikoi...

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Lajmet e Fundit