8.2 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Prizren: Një muaj paraburgim për bujanovcasin që u kap me 5.5 kg drogë në Vërmicë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës me shkrim të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaj ndaj të pandehurit me iniciale E.L. nga fshati Lluqan, Komuna e Bujanovcit, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, raporton PrizrenPress.

Sipas Gjykatës, masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 10.08.2020, e cila masë do të zgjasë deri më datën 09.09.2020.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 para.1 nën para.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 të KPPRK-së për të pandehurin me iniciale E.L., sepse me datë 10.08.2020 rrethe orës 11:20 minuta duke kaluar kufirin Shqipëri – Kosovë, gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve në pikën kufitare në Vërmicë, në veturën të cilën e ka poseduar në pjesën e përparme tek motori është gjetur një sasi të substancës në peshë prej 5 kilogram e 587 gram, për të cilën dyshohet se është substancë narkotike e llojit marihuan. Me këto veprime i pandehuri pa autorizim ka poseduar dhe transportuar narkotikë substancë e cila është e ndaluar me ligj”, thuhet nga Gjykata Themelore e Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zekaj renditet i 5-ti në Sofia European Open 2026

Xhudisti Shpati Zekaj ishte i lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti 2 Wazaari dhe 1 Yuko, Borislav Vladov nga Bullgaria. Në...

Rahovec, mbahet takimi i këshillit organizativ për 17 Shkurtin

Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Rahovecit, Betim Zllanoga, u zhvillua takimi i këshillit organizativ për nder të 17 Shkurtit, përvjetorit të Pavarësisë...

Lajmet e Fundit