10.4 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Prizren: Një muaj paraburgim të dyshuarit për trafikim me njerëz

Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit me iniciale R.K. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale trafikim me njerëz nga neni 171 par.1. të KPRK, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren.

Masa e paraburgimit do të llogaritet në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji i cili do të llogaritet prej datës 08.07.2016 ora 16:00 dhe do të zgjasë deri me datën 07.08.2016.

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse në vazhdimësi prej muajit shtator të vitit 2015 e gjer në datën e arrestimit, duke keqpërdorur pozitën e ndjeshme të viktimës me iniciale Sh.S. duke e ditur se e njëjta ka qenë e pastrehë e pa mjete financiare për ti mbajtur fëmijët e saj, i pandehuri duke e mbajtur në situatë të varësisë personale apo ekonomike të dëmtuarën e detyron duke ofruar me qëllim të ofrimit shërbimeve seksuale me pagesë për persona të ndryshëm. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj uron Fitër Bajramin: Solidariteti dhe vlerat njerëzore na bëjnë më të bashkuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër...

Spektakli i basketbollit mbarëshqiptar zbarkon në Prizren, nis beteja për trofeun e Ligës Unike

Sot dhe nesër qyteti i bukur i Prizrenit do të jetë mikpritës i Final 4 në Ligën Unike të Femrave, ku katër skuadrat më...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit